Jepet me qira hotel i kompletuar, i konceptuar për funksionim gjatë gjithë vitit. Struktura përbëhet nga 16 dhoma komode, të përshtatshme për akomodim turistik dhe qëndrime afatshkurtra apo afatgjata.
Hoteli ofron një panoramë mbresëlënëse, verandë të gjerë dhe pishinë, duke krijuar ambient perfekt për relaks, evente private, ceremoni dhe aktivitete sociale. Hapësirat janë funksionale dhe lejojnë zhvillimin e aktivitetit si hotel, restorant dhe evente, duke e bërë një investim shumë potencial.
Pozicioni dhe organizimi i strukturës e bëjnë këtë hotel një zgjedhje ideale për operatorë turistikë dhe sipërmarrës që kërkojnë një biznes të gatshëm për punë dhe me perspektivë të lartë fitimi.