Shitet apartament 1+1 në Golem, i pozicionuar në katin e katërt, në pallat me ashensor, me sipërfaqe 59.3 m². Apartamenti ndodhet në ndërtim të ri, aktualisht në fazën e fundit të pllakës, me punime cilësore dhe standarde moderne ndërtimi.
Organizimi përfshin një sallon me kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo, si dhe hapësira funksionale të ndriçuara natyralisht. Objekti ndodhet në një zonë të qetë dhe të kërkuar të Golemit, me akses të lehtë në shërbime dhe shumë pranë detit.
Një mundësi shumë e mirë si për banim ashtu edhe për investim.