Shitet apartament 1+1 në Golem, i pozicionuar në katin e dytë, me sipërfaqe 60.4 m². Apartamenti ndodhet në ndërtim të ri, aktualisht në fazën e fundit të pllakës, me punime cilësore dhe standarde moderne ndërtimi.
Organizimi përfshin një sallon me kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo, si dhe hapësira të ndriçuara natyralisht dhe të shfrytëzuara në mënyrë optimale. Objekti ndodhet në një zonë të qetë dhe të kërkuar të Golemit, me akses të lehtë në shërbime dhe pranë detit.
Një mundësi shumë e mirë si për banim ashtu edhe për investim.