Shitet apartament 1+1 pranë plazhit, ideal për banim familjar ose investim. Apartamenti ka një sipërfaqe 59 m² neto, ndodhet në katin e 7-të të një pallati të mirëadministruar me ashensor.
Organizimi i brendshëm është funksional dhe ofron ndriçim natyral. Aktualisht apartamenti është i dhënë me qira dhe lirohet në muajin maj, duke e bërë një mundësi shumë të mirë edhe për investitorët.
Zona është e preferuar, pranë detit dhe me akses të shpejtë në shërbime, dyqane dhe transport.
💰 Çmimi: 85,000 €