Shitet apartament 1+1 në Golem, i pozicionuar në katin e parë, me sipërfaqe totale 62.5 m². Apartamenti ndodhet në ndërtim të ri, aktualisht në fazën e fundit të pllakës, me punime cilësore dhe standarde moderne.
Organizimi përfshin një sallon me kuzhinë, një dhomë gjumi, banjo, si dhe një verandë prej 27 m², ideale për relaks, ambient pushimi apo shfrytëzim familjar. Hapësirat janë funksionale, të ndriçuara natyralisht dhe shumë praktike për jetesë.
Objekti ndodhet në një zonë të qetë dhe të preferuar të Golemit, me akses të lehtë në shërbime dhe afër detit, duke e bërë këtë pronë një mundësi shumë të mirë si për banim ashtu edhe për investim.